Teatrot e famshme të Broadway-it të Nju Jorkut do të qëndrojnë të mbyllura për pjesën e mbetur të vitit, për shkak të pandemisë së koronavirusit
“Përvoja e Broadway-it mund të jetë thellësisht personale, por është edhe thelbësore dhe e përbashkët”, deklaroi kryetari, Thomas Schumacher.
“Alkimia e 1 000 të huajve në një audiencë të vetme, duke motivuar çdo interpretues në skenë dhe prapaskenë, do të jetë sërish e mundur kur teatrot në Broadway të mund të funksionojnë plotësisht”, shtoi ai.
“Broadway League”, që përfaqëson producentët dhe pronarët e teatrove, njoftoi se shfaqjet pritet të nisin në fillim të vitit 2021.