NEW MUSIC| Dafina Zeqiri ft Ledri Vula x Lumi B – “Aman”

Një nga këngët që mezi pritej nga publiku shqiptar, që në momentin kur u lajmërua, më në fund është publikuar. Po flasim për bashkëpunimin mes Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B, që titullohet thjesht “Aman”. Ashtu siç pritej kënga ka gjithçka për të qenë një hit vere, madje edhe më shumë.

Sigurisht është ritmike, të bën të kërcesh dhe ta këndosh menjëherë, sidomos referenin që mund ta mësosh shpejt. Dafina është “protagonistja” kryesore e këngës, fundja është pjesë e albumit të saj të ardhshëm, ndërkohë që bie në sy ndryshimi i look-ut në videoklip. Meqë ra fjala tek ndryshimi i look-ut, edhe Lumi B po guxon me flokët e tij këto kohë.

Advertisement

Ledri dhe Lumi kanë zgjedhur që pjesën e tyre të repit ta kombinojnë bashkë dhe patjetër që funksionojnë. Po ashtu, artistët kanë bërë edhe një koreografi të vogël, që ndryshe mund të quhet “kërcimi i grepit të peshkut”. Me siguri do të kthehet në një “challenge” ditët e ardhshme në Instagram,

“Aman” ju të tre me këto bashkëpunimet se nuk ju përballojmë dot.

Burimi: News31.al