Të shtëna në Pallatin e Drejtësisë në Milano, 4 viktima

Një masakër e vërtetë është shënuar sot në Milano të Italisë kur një person ka hapur zjarr në Pallatin e Drejtësisë duke i marrë jetën katër personave.
Pasi u dëgjuan të shtëna, u evakuuan të gjithë personat nga Pallati i Drejtësisë ndërsa policia ka mbërritur e armatosur në vendngjarje.
Njëri prej viktimave është edhe gjyqtari Fernando Ciampi i cili mësohet se është vrarë në zyrën e tij.
Autori, Claudio Giardiello ka arritur të largohet nga ndërtesa me motorr por arratia e tij ka marrë fund shumë shpejt pasi ai është kapur nga forcat e rendit.
Personi në fjalë është një shtetas italian i akuzuar për krime ekonomike. Sipas rrëfimeve të avokatëve të pranishëm në sallën e gjyqit, ai hapi zjarr pasi avokati i tij mbrojtës hoqi dorë nga mandati.
Ai qëlloi fillimisht dëshmitarin, dy persona të ulur në stolat e rezervuar për publikun dhe më pas vrapoi jashtë sallës, duke ndjekur gjyqtarin dhe duke e qëlluar atë në katin e dytë të ndërtesës në zyrën e tij.
Bilanci fillestar tregoi për 3 të vdekur dhe dy të plagosur Davide Limongelli dhe Giorgio Erba, i cili ka ndërruar jetë më pas si pasojë e plagëve të rënda duke e cuar bilancin në 4 të vdekur.
Vec gjyqtarit Fernando Ciampi mësohet se njëri prej të vrarëve është edhe avokati Lorenzo Alberto Claris Appiani.

Advertisement