Greqia: I shlyem borxhin prej 450 milionë FMN-së

Greqia njofton se i ka shlyer Fondit Monetar Ndërkombëtar 450 milionë dollarët e marra borxh, në prag të skadimit të afatit.
SHBA e BE kritikojnë Tsipras Pranverë në raportet greko-ruseBE, e pakënaqur nga lëvizjet e Athinës “Pagesa është regjistruar dhe do të kryhet brenda ditës”, tha një burim zyrtar i qeverisë greke.
Athina zyrtare vazhdon ndërkohë negociatat me Brukselin për aprovimin e një pakete reformash që duhet të zhbllokojë ndihmat e reja ndërkombëtare.
Greqia duhet t’u paguajë gjithashtu 194 milionë euro kreditorëve privatë brenda datës 17 prill, pagesë që do të pasohet nga 80 milionë të tjera për BQE-në më 20 prill.
Ndërkohë, sipas mediave helene e më gjerë, Kryeministri grek Alexis Tsipras rezulton se nuk i ka kërkuar ndihma financiare Rusisë gjatë bisedimeve në Moskë me Presidentin Vladimir Putin.
Bisedimet mes tyre janë përqendruar tek mundësia e investimit rus në sektorin energjitik të vendit ballkanas dhe në projekte të tjera.
Vizita e Tsipras në Rusi nuk u mirëprit nga liderët e Perëndimit, por vetë kryeministri grek u përpoq t’i qetësonte ata, duke thënë se vendi i tij do të shërbejë si urë lidhëse mes Rusisë dhe BE-së.
Por pa harruar këtu edhe faktin se qeveria e Athinës ka njoftuar se, ndryshe nga vendet e tjera të bllokut prej 27 anëtarësh, nuk do t’i vendosë sanksione fuqisë lindore.

Advertisement