Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë gjatë xhirimeve të videoklipit të reperit 50 Cent dhe Tekashi 6ix9ine.
Policia gjeti në sheshxhirim në Greenpoint, Brooklyn, 11 plumba.
Ssipas TMZ, i dyshuari po ngiste një Porsche të bardhë me targa të New Jersey. Nga plumbat e mbledhura besohet se arma me të cilën është qëlluar është një 9 mm gjysmë-automatike. 50 Cent, Casanova dhe Xha Murda ishin të gjithë në vendngjarje në kohën kur filluan të shtënat, por asnjëri prej tyre nuk u qëllua. Policia po shqyrton kamerat e sigurisë në rrugë por deri tani nuk ka asnjë të dëshuar. Ky është incidenti i fundit ku 6ix9ine, emri i të cilit është Daniel Hernandez, është përfshirë.
Në korrik ai denoncoi në polici se e kishin rrëmbyer dhe nën kërcënimin e armëve i kishin marrë stoli me vlerë 750.000 dollarë.