Ylli i muzikes me origjina singaleze ka bërë të ditur online se disku i saj i ri do të dalë në muajin Qershor. Ky album do të jetë pasuesi i atij me titill KALA, publikuar në vitin 2007. Ardhur nga periferitë e Londrës, talenti i M.I.A.-s është vlerësuar shumë nga producentë të mëdhenj të skenës së hip hop‐it, veçanërisht për përzierjen e elektros, etnikes, hip-hop‐it dhe elektro hop‐it që dallon muzikën e kësaj artisteje.