Të ndarë prej vitesh, Jada Pinkett Smith dhe Will Smith në përpjekje për të “shëruar” marëdhënien e tyre.

Jada Pinkett Smith ka thënë se ajo dhe Will Smith “po punojnë shumë” për martesën e tyre pasi zbuluan javën e kaluar se ata u ndanë në 2016.

Ata kanë jetuar të ndarë, pavarësisht se janë shfaqur rregullisht bashkë, raporton BBC.

Advertisement

Pinkett Smith tha për NBC se ata me të vërtetë po përqendroheshin në “shërimin e marrëdhënies”.

Çifti bëri bujë vitin e kaluar kur Will Smith hyri në skenën e Oscars dhe goditi prezantuesin Chris Rock. Ai bërtiti “Mbaje emrin e gruas sime jashtë gojës tënde të ndyrë”.

Zbulimi i Pinkett Smith rreth marrëdhënies së aktorëve të Hollivudit bëri bujë në mbarë botën.

Duke folur për NBC’s Today Show, ajo tha: “Ne jemi në një vend tani që jemi në një hapësirë të thellë shërimi. Dhe ne me të vërtetë po përqendrohemi në shërimin e marrëdhënieve mes nesh… Ne po punojmë shumë sëbashku për ta kthyer marrëdhënien tonë në një partneritet jetësor.”

Ajo shpjegoi: “Ai nuk mund të jetë ky bashkëshort i përsosur i idealizuar. Unë duhet të jem në gjendje ta pranoj atë për njeriun që është. Ai duhet të më pranojë mua për njeriun që jam. Dhe ne duam ta duam njëri-tjetrin.”

Kur u pyet nëse çifti mund të jetonte sërish në të njëjtën shtëpi, ajo pranoi se mund të jetonin.

Ndërkohë aktorët u takuan në vitin 1994 kur ajo hyri në audicion për The Fresh Prince of Bel-Air, dhe më vonë u martuan në 1997.

Dyshja kanë dy fëmijë së bashku, Jaden Smith dhe Willow Smith, së bashku me Trey Smith, djalin e Smith nga martesa e tij e parë.