Kuvendi i Shqipërisë nis të hënën (16 janar) punimet e sesionit të VIII-të të Legjislaturës së VIII-të. Ky është dhe sesioni i fundit i kësaj Legjislature, e cila mbyllet në muajin maj me shpërndarjen e parlamentit, për tí hapur rrugën Kuvendit të ri që do dale nga zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Në seancën e parë hapëse që pritet të mblidhet pasditen e së hënës deputetët do të miratojnë programin e punës së Kuvendit dhe kalendarin trejavor të punimeve.

Advertisement

Sesioni i ri parashikohet me një axhendë të ngjeshur pune, ku veçohet realizimi sa më shpejt i reformës zgjedhore, ndersa nga zgjedhjet e qershorit na ndajnë vetëm 5 muaj.

Një tjetër angazhim i Kuvendit lidhet me reformën kushtetuese, ku pritet ngritja e organeve të reja të drejtësisë, si dhe ndërhyrjet në rreth 40 ligje, që do te mundesojne riorganizimin e institucioneve të sistemit gjyqësor në vend.

Mes çështjeve të mbartura nga sesioni paraardhës është dhe dekreti i presidentit për rishqyrtimin në parlament të ndryshimeve në ligjin “Për menazhimin e integruar të mbetjeve”. Kryetari i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, përgjegjës për këtë ligj, Eduard Shalsi, u shpreh në fund të sesionit të kaluar se mbetet i hapur për të gjitha propozimet që mund të vijnë nga grupet e interesit, shoqëria civile, por dhe qytetarë, ne përmirësimin e ligjit.