Të ftuarit dhe surprizat në festën e ditëlindjes së Ermal Fejzullahut

Mbrëmja e djeshme ishte e rezervuar vetëm për surpriza nga personazhe të njohur në një vend të vetëm.

Këngëtari Ermal Fejzullahu festoi ditëlindjen e 30-të dhe meqë ishte një përvjetor kaq i rëndësishëm, mblodhi gjithë miqtë dhe artisteët e njohur shqiptare për të festuar siç duhej.

Advertisement

Nga Ledri Vula, Lyrical Son, Lumi B, Dafina Zeqiri, Kida, Dhurata Dora, Gjko, Faton Shoshi, Meda e të tjerë ishin të pranishëm në fetën gjigande.

Ermali bashkë me të atin, Sabri Fejzullahun performuan “Fshatarja ime”, një këngë ikonike risjellë në versionin modern prej Ermalit para disa muajsh.

Dafina, Ledri, Lumi B, Lyrical Son, etj, performuan pakëz nga këngët e tyre, për të ndezur atmosferën.

Ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte gjithashtu fakti që Ledri filmonte ish-in Dafina Zeqiri, ndërkohë që e dashura e tij Sara ishte në krah. Me sa duket, kjo gjë nuk përbën një problem për Sarën, e cila me siguri e miraton marrëdhënien shoqërore të së dashurit me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Nga ana tjetër edhe Gjiko ishte i ftuar, por partnerja e tij, Elita Rudi nuk ishte gjëkundi.

Kodi i veshjes në festën e ditëlindjes ishte “Vetëm me të zeza” Por Ariana Fejzullahu, vetë organizatorja e festës e kishte thyer kodin dhe ishte veshur nga koka te këmbët me të bardha.

Në një moment, Ermali dhe bashkëshortja e tij, Ariana, prenë tortën disakatëshe të ditëlindjes. Dhe në një moment tjetër, Sabri Fejzullahu mbajti një fjalim për të birin.

Këto e shumë të tjera duhet të kenë ndodhur mbrëmjen e djeshme, por me siguri do i zbulojmë pak nga pak ditët në vazhdim.