Dj Khaled e ka vendosur që do ta rrisë djalin para kohe.

Disa muaj më parë Dj Khaled u shpreh se djali i tij, në atë kohë vetëm 4 muajsh, ishte producenti i albumit të tij me titull “Gratefull”. Ai tha se kishte lënë Asahd-in të dëgjonte disa prej këngëve që kishte krijuar, dhe në bazë të reagimeve të tijë ka vendosur se cilat ishin të duhurat për albumin e ri.

Advertisement

Por, këtë herë Dj Khaled ka bërë një tjetër çmenduri. Ai ka organizuar ditëlindjen e parë të djalit në një club nate në Miami, ku këndoi Diddy! Dekori ishte me temën e xhunglës dhe festa zgjati për rreth 5 orë. Por nuk mbaroi këtu, pasi festa e Asahd ishte vetëm fillimi, shkruan TMZ. Më pas këngëtari i famshëm ka organizuar dhe një darkë në një restorant të zonës.

Epo, kësaj i themi ditëlindje ne! Gëzuar Asahd!