Të famshmit shqiptarë rrëfejnë sekretet në dhomën e hotelit luksoz

Një emision i ri do të nisë transmetimin shumë shpejt në kanalin e RTSH-së nër drejtimin e prezantuesit Bledi Strakosha. Vetëm pak ditë më parë ka nisur të shfaqet edhe sporti i emisionit titulluar “Me Bledin” për të cilin vetë ai ka treguar disa detaje në një prononcim për “Panorama”.  Gjithë emisioni do të zhvillohet në ambientet e një hoteli luksoz në qendër të Tiranës, ku duke nisur nga politikanët te të famshmit e showbiz-it kanë pranuar t’i rrëfejnë sekretet e tyre gjatë takimeve, që do të nisin në barin e hotelit me një gotë për të përfunduar në dhomat e gjumit të hotelit luksoz.

Është një mbrëmje miqësore mes meje dhe miqve të mi, që janë personazhe të njohur e të rëndësishëm publikë. Është një format jashtë kornizave, ku do i shohim ndryshe jo vetëm VIP-at shqiptarë, por gjithashtu edhe Bledin, që përgjithësisht ka qenë autor e prezantues i formateve talk show, ndërkohë që me këtë format synoj të sjell më shumë një lloj reality show”, thotë Strakosha.

Advertisement

Emisioni do të transmetohet të premteve në mbrëmje në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar dhe është një format jo i panjohur për gazetarin i cili 15 vite më parë ka realizuar një tjetër emision identifikues me intervista të veçanta titulluar “Blue.

/Bordo.al/