Ministria e Financave organizon të enjten një emetim të ri të obligacioneve 10-vjeçare, për një shumë totale të shpallur prej 3 miliardë lekësh.
Obligacionet 10 vjeçare janë instrumenti më afatgjatë i huamarrjes publike. Në ankandin e fundit për këto instrumente, që u zhvillua në tetor të vitit 2016, kuponi ose interesi mesatar i obligacioneve 10 vjeçare ishte 6.7%.
Një kthim i këtyre niveleve është sigurisht mjaft tërheqës, në një periudhë kur normat e interesit në tregjet financiare janë në vlerat më të ulëta historike. Interesat e instrumenteve të borxhit qeveritar kanë regjistruar një tendencë rritëse në tremujorin e katërt të 2016-ës.
Interesat e obligacioneve 10 vjeçare pësuan rënie deri në 5.8 % në muajin korrik, ndërsa në tetor ju kthyen sërish rritjes, në nivelin 6.7 %.