Këngëtarja shqiptare, Argjentina Ramosaj edhe në rrjete sociale nuk i kursen asnjëherë fotografitë me bashkëshortin e saj Dukagjinin dhe vogëlushin e saj shumë simpatik, Noah.

Sot është një ditë e veçantë për të dashurin e saj të zemrës ndaj Argjentina ka vendosur të ndajë një urim shumë të ndjerë me të gjithë ndjekësit e saj. “Gëzuar ditëlindjen zemër! Të dua më shumë se çmund të mendoja. Faleminderit që je një bashkëshort dhe një baba i mrekullueshëm. Faleminderit që je ti! Do të kalojmë bashkë të gjitha vitet që do të vijnë!” – ka shkruar Argjentina përbri një foto ku çifti kanë pozuar së bashku.

Advertisement