Maqedonia zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Më poshtë vijojnë të dhëna për këto zgjedhje:
* Këto janë zgjedhjet e nënta parlamentare dhe të katërtat e parakohshme
* Dje, një ditë para zgjedhjeve, votoi diaspora, personat e sëmurë dhe të pamundurit, të burgosurit dhe personat në paraburgim.
* Qendrat e votimit do të hapen në orën lokale 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00. Në diasporë kjo do të bëhet sipas orës lokale.
* Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike, gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista dhe me 1 092 kandidatë.
* Të paraqitur për votim jashtë vendit janë 20 573 qytetarë.
* Të drejtën e tyre të votës jashtë vendit shtetasit e Republikës së Maqedonisë do të mund ta realizojnë në 41 përfaqësi diplomatike konsullore dhe zyra konsullore. Më së shumti të paraqitur për votim ka në Bernë 4 256, në Venecia 2 724, në Detroit 1 170, Nju Jork 1 168 dhe Melburn 1 112.
* Më pak të paraqitur ka në Madrid, 10, në Pekin 13 dhe në Varshavë 14 votues.
* Votimi sot mbahet edhe për 2 015 të burgosur dhe persona në paraburgim.
* Në listën zgjedhore të regjistruar për votim janë 1 784 416 shtetas të Republikës së Maqedonisë të moshës madhore.
* Në Maqedoni do të votojnë 1 531 368 qytetarë.
* Zgjedhjet do të zhvillohen në 3 480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe në 46 në njësinë e shtatë zgjedhore që përfshin diasporën.