“Të çmendur pas Eva Muratit”, moderatorja e suksesshme shkëlqen në programin e njohur italian

Ajo ka ditur të na bëjë për vete që me daljen e parë në ekranin e “Tring” më 14 shkurt të 2017-s. Ndoshta kjo datë e shënuar nuk solli vetëm dashurinë e “Champions League” për të, por edhe atë për futbollin, si një filozofi të re jete. Eva Murati nuk është vetëm ajo vajza me bukuri latine, që diti të pushtojë zemrat e shumë tifozëve, por edhe moderatorja që prej shumë kohësh di të menaxhojë më së miri një panel meshkujsh dhe të vërë ekuilibrat kur situata përshkallëzohet nga adrenalina e ndeshjeve.

Kanë kaluar katër vjet qëkur Eva u gjet në një studio sportive dhe suksesi i saj, fryt i përkushtimit dhe punës sistematike, sivjet do të shkonte përtej brigjeve shqiptare. Moderatorja e dashur për publikun shkaktoi një furtunë të vërtetë ekzaltimi, teksa u shfaq para disa muajsh në studion e “Tiki Taka”, emisionit të futbollit më të ndjekur në Itali.  “Kjo vajzë ka premisa për të qenë një vajzë Mediaset.” -do të shprehej prezantuesi i njohur, Piero Chiambretti.

Advertisement

Por, aventura italiane e Eva Muratit nuk mbaron me kaq. Ajo është shfaqur në “Italia Uno”, në puntatën e fundit për këtë sezon të “Drive Up”, emisionit që në qendër ka risitë në botën e automobilizmit.

Ajo ka zbritur në pistën e Vairanos për të provuar makinën e re hibride, Bentley Bentayga Hybrid. Suksesi italian i Evës nuk ka të ndalur dhe bukuroshja jonë meriton ta shijojë të gjithin.