Taylor Alison Swift, një nga kantautoret me më shumë çmime në industrinë e muzikës nuk i shkruan vetë këngët e saj. Kështu u shpreh Damon Albarn, kolegu i saj.
Damon Albarn tha se ka të ngjarë që kushdo që ka ndjekur karrierën e saj gati 20-vjeçare, është kategorikisht i gënjyer: “Ajo nuk i shkruan këngët e veta”, tha muzikanti britanik 53-vjeçar kur kritiku muzikor i Times përgëzoi aftësitë e Swift-it në shkrimin e këngëve.

Swift, 32, u përgjigj në Twitter, duke e identifikuar veten si një fanse dikur e Albarn-it.
“Përgjigja juaj është krejtësisht gënjeshtër dhe SHUMË e dëmshme. Mund të mos i pëlqesh këngët e mia, por është me të vërtetë diçka shumë e keqe t`i diskreditosh ato”, shkroi Swift në Twitter.
Ajo i listoi të gjitha krijimet e saj, sukseset dhe në fund shkruante: Ah, nëse keni dyshime. Edhe këtë status e shkruajtja të gjithin vetë.
![]()
Një orë pasi Swift iu përgjigj intervistës, Albarn përmes një postimi në Twitter kërkoi falje. Por ai fajësoi Times se për klikime, nxori nga konteksti bisedën me të.


