Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, u shpall fituese në ndarjen e çmimeve, “American Music Awards”, si artistja më e mirë e vitit. Këngëtarja e hitit “Anti-Hero” falënderoi fansat për mbështetjen pas publikimit të albumit të saj të katërt. Edicionin e kaluar, këngëtarja amerikane triumfoi në kategorinë e artistes më të mirë femër, por edhe për albumin më të mirë “Evermore”.
Në kategorinë e artistit më të mirë të vitit 2022, 32-vjeçarja triumfoi përballë ikonave të muzikës pop si Beyonce, Harry Styles, The Weeknd, Drake, Adele dhe Bad Bunny.
Dove Cameron, ish-aktore e Disney Channel, e cila këtë vit kryesoi Billboardet muzikore, me këngën pop “Boyfriend” mori çmimin e parë në karrierë, si artistja më e mirë e re. Machine Gun Kelly, u shpall artisti i preferuar i muzikës Rock, ndërkohë që grupi italian Maneskin fitoi çmimin për këngën më të mirë Rock, “Beggin”.