Vetëm Tay (dhe Bey) di si të menaxhojë situatën…
Taylor Swift dha një koncert të paharrueshëm të shtunën që kaloi në Philadelphia në turin e saj “Reputation”. Në mes të këngës “Delicate” ama, ajo u përball me një situatë pa rrugëzgjidhje, ngeci brenda koshit lëvizes (që supozohej ta transportonte në anën tjetër të skenës).
“Jam shumë e sigurt që kam ngecur këtu”, iu drejtua ajo turmës në përfundim të këngës, “por është një pamje e këndshme.”
So in the middle of #Delicate, #TaylorSwift noticed that she was kind of stuck in mid air… @taylorswift13 #ReputationTour pic.twitter.com/Nym50Wy7Vp
— Lisa Marie Latino (@LisaMarieLatino) July 15, 2018
Sapo përfundoi kënga, Swift u shpjegua më mirë me të gjithë pjesëmarrësit: “Mendoj se është shumë e rëndësishme të jesh e sinqertë me miqtë”, nisi të thoshte këngëtarja. “Ajo që sapo patë, isha unë duke u ngjitur dhe zbritur me këtë kosh që supozohej të më çonte në anën tjetër të stadiumit. Kështuqë tani po mendoj ç’të bëj. Po përpiqem të gjej një zgjidhje. Në rregull? Pra tani do qetësohem pak sa ta zgjidh, ose të pres. E di që u bëra e mërzitshme, më vjen keq. Ka njerëz që më flasin në kufje, por unë nuk mund t’iu kthej përgjigje. Ka ndonjë mënyrë si të ec deri aty apo duhet të fluturoj?… Nuk kam asnjë përgjigje”
Taylor getting stuck and not knowing how to get to B stage (AKA being the cutest human ever) more clips to follow! #reptourPhilly @taylorswift13 pic.twitter.com/v3COq68RuG
— Meg // FRIDAY THE 13TH (@MegNFry) July 15, 2018
E ndërkohë që teknikët po përpiqeshin të rregullonin diçka, Taylor nisi të këndonte a capella bashkë me publikun këngët “Our Song” dhe “Wildest Dreams”. Kjo po që ishte një shfaqje…
.@taylorswift sang two acapella songs to pass the time – #OurSong and #WildestDreams. pic.twitter.com/7butWYNcW3
— Lisa Marie Latino (@LisaMarieLatino) July 15, 2018