Taylor Swift është angazhuar që të ndihmojë familjet e prekura nga përmbytjet në Luisiana duke dhuruar 1 milionë dollarë.
26-vjecarja ka dhënë një deklaratë për Associated Press ku ka treguar se sa mirë është pritur nga banorët e Luisianas kur ka performuar atje një it më parë.
“Fakti se shumë familje janë detyruar të braktisin shtëpitë më thyen zemrën”, ka thënë ajo.
Deri më tani përmbytjet kanë shkaktuar 11 viktima ndërsa janë shkatërruar mbi 40 mijë shtëpi.
Swift është e njohur për bamirësitë e saj. Një vit më parë ajo i dhuroi 50 mijë dollarë një fanseje të sëmurë me kancer dhe po të njëjtën shifër i ka dhuruar edhe nipit të njërës prej balerinave të saj që vuante nga e njëjta sëmundje.