Will Ferrell do ju bëjë sërish të qeshni, këtë herë si Sherlock Holmes

Së shpejti pritet të vijë në ekran një tjetër histori me hetues dhe aksion, por këtë herë do të jetë edhe për të qeshur.
Will Ferrell dhe John C. Reilly do të vihen në rolet e Holmes dhe Watson.
49-vjecari Ferrel do të luajë rolin e Sherlock Holmes dhe 51-vjecari Reilly do të luajë rolin e asistentit të tij Dr. Watson.
Të dy aktorët janë të njohur për bashkëpunimet e tyre ndër vite dhe sic raportohet, prej disa kohësh po kërkonin një projekt ku të ishin sërish bashkë.
Fillimisht Ferrell do të bashkëpunonte me aktorin Sacha Baron Cohen për kompaninë Sony Pictures, por ky propozim u hodh poshtë.
Teksa xhirimet do të nisin brenda këtij viti, regjisor do të jetë Etan Cohen.

Advertisement