Tatuazhi i ri i GAGA

Këtë herë tatuazhi i dedikohet fansave të saj ndaj shkruhet LITTLE MONSTERS. Për t’a bërë të ditur lajmin dhe për t’a treguar tatuazhin e ri ajo ka përdorur faqen personale në Twitter ku shkruante “Shikoni çfarë bëra mbrëmë. Monstrat e vegjël përjetësisht, në dorën me të cilën mbaj mikrofonin”. Ndërkohë thuhet se Gaga është duke planifikuar të blejë pianon me të cilën performoi së bashku me Sir Elton John në Grammy Awards dhe është e gatshme të paguajë 500 000 $. Instrumenti në fjalë është dizenjuar nga artisti kanadez Terence Koh.

Advertisement