Ardian Bujupi është i mendimit se veçantia qëndron te gjërat e thjeshta ndaj shkoi dhe bëri një tatuazh aspak të ndërlikuar.
RAHAT shkruhet në parakrahun e këngëtarit.
Ndjekësit e përgëzuan zgjedhjen e bërë, si një mënyrë interesante kjo nga ana e Ardianit për të thënë se është mirë dhe gjërat i ka në vijë.
Ndërkohë po ju japim një informacion të shkurtër se ç’është tjetër Rahat, përveçse “rehat” në gjuhën standarde shqipe.
#1 Qyteti më i madh beduin në botë dhe i vetmi në Izrael që ka statusin e qytetit.
#2 Po kështu, në gjuhën arabe Rahat nënkupton grup ose shumë grupe.
#3 Është gjithashtu një emër shumë i përhapur në botën muslimane për burrat.
#4 Ndërkohë që në familjen e gjuhëve afroaziatike nënkupton vrapoj.