“Tani të gjitha vajzat hiqen si modele” Adrola Dushi: Ndihem e ofenduar

Modelja e njohur Adrola Dushi, mund të konsiderohet si një ndër femrat më të bukura shqiptare. Ajo në 2012-tën, fitoi kurorën e “Miss Universe” dhe prej atij viti ka qenë në qendër të mediave shqiptare.

E ftuar së fundmi në emisionin ”Pasditja ime” Adrola, rrëfeu për karrierën e saj në Amerikë. Dhe për herë të parë bëri deklaratën befasuese, duke treguar se e urren punën e saj.

Duke u bazuar tek rrjetet sociale, ku sipas saj çdo vajzë hiqet si modele, ajo tashmë e ka për ofendim të quhet një e tillë.

“E urrej punën time. Nuk do të doja këtë moment të quhesha modele ose miss, në periudhën që po jetojmë. Ndihem disi e ofenduar, ngaqë po shoh rreth e rrotull dhe ka humbur sensi i gjësë. Nuk po e shijoj fare.”- është shprehur ajo./Opinion