David Beckham ka festuar ditëlindjen e 18-të të djalit të tij të parë, Brooklyn, duke postuar një foto të papublikuar më parë kur mbante në krahë të birin të porsalindur.

Fotoja është postuar në Instagram dhe është Bekcham që sheh nga aparati duke mbajtur në krahë Brooklyn.

Advertisement

Postimin e ka shoqëruar edhe me një mesazh prekës. “Si kjo ditë 18 vjet më parë ky burri i vogël erdhi ne jetën tonë… të them që u ndjemë të bekuar është një nënvlerësim. Që nga dita e parë nuk flinte natën dhe e vetmja mënyrë që ta zinte gjumi ishte të bënte xhiro me makinë dhe të dëgjonte në radio BoyZone. Fatmirësisht ai tani fle gjithë natën pa patur nevojë për këngë…. Brooklyn është rritur që nga ky fëmijë i bukru dhe është bërë një burrë i mrekullueshëm, i sjellshëm dhe me një drejtim. Jam krenar që jetoi përgjatë karrierës sime me mua, dhe jam edhe më krenar për njeriun që është bërë. Gëzuar ditëlindjen, tashmë zyrtarisht mund të qerasësh babin për një pije në pub”, shkruan David.