Tan Brama i nxjerr ‘të palarat’ Arilena Arës: Nuk më ka paguar për 3 klipe, ja pse bën këngë me Noizyn

Koreografi i njohur Dritan Brama ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin “Good Morning Albanias”, ku mes të tjerash ka zbuluar se këngëtarja e njohur, Arilena Ara akoma nuk e ka paguar për 3 klipe.

Sipas Tan Bramës, Arilena ka ndërhyrë shpeshherë për të ndryshuar koreografinë duke bërë kështu që puna të mos bëhej siç duhej, dhe për pasojë kënga nuk ka qënë e suksesshme.

Advertisement

Gjatë diskutimit u prek përsëri tema se koreografi i njohur nuk ishte paguar plotësisht për punën që kishte bërë, por ishte paguar me një shumë tepër të vogël.

Përveç kësaj Tan Brama pohoi se Arilena bën me bashkëpuntorë që janë shumë herë më të pëlqyer se ajo siç është rasti i Noizyt për të ngritur emrin e saj.

“Për shembull, Arilena bën këngë me Noizy-n që të marrë klikime, e sigurt, se Noizy është shumë lart,” – u shpreh koreografi.