Swizz Beats konfirmon lidhjen me Alicia Keys

Fjalët se midis këtyre dy yjeve kishte një ndjenjë dashurie filluan të qarkullonin që vitin e kaluar kur këngëtarja i organizoi një festë ditëlindjeje në muzeun New Yorkez Guggenheim. Kënga e fundit që Swizz ka prodhuar për këngëtarin Drake e ka konfirmuar thashethemin. Disa nga fjalët e tekstit janë: “Zgjohem në mëngjes dhe vogëlushja ime më përgtiti mëngjesin/ “A” s’ka veshur asgjë veç një varëseje/ Ajo më thotë se do të më trajtojë si mbret” Ajo më organizoi një festë në Guggenheim/ Çfarë do të ndodhë më pas? Unaza? Një bebe? Ajo më do vërtetë”. Swizz ka thënë se e gjithë kënga është për Alician me disa modifikime te vogla si ajo e mëngjesit nudo: “Ajo nuk e ka bërë kurrë këtë për mua”.

Advertisement