Gena është një këngëtar shumë i dashur për shqiptarët dhe është shpesh në lëvizje për të bërë koncerte edhe jashtë Shqipërisë.

Duke qenë kështu, “në kyre të detyrës” i ka rastisur që në këtë fluks koncertesh të festojë edhe ditëlindjen jashtë vendit. Por bashkëshortja e tij Lori ka bërë të mundur që kjo ditë e veçantë e Genës të bëhet edhe më e bukur. Në mesnatë, kur akrepat kanë shënuar 00:00, Lori është futur brenda në dhomën e hotelit me një tortë, duke kënduar këngën. Sigurisht Gena është zgjuar menjëherë nga gjumi duke fryrë qirinjtë e duke falënderuar bashkëshorten e tij.

Advertisement

“Një surprizë e bukur nga bashkëshortja ime, faleminderit Lori, gjithashtu edhe miqve që u ndodhën të pranishëm. Një falënderim dhe për të gjithë juve për urimet që sinqerisht më zbukuruat këtë ditë edhe më shumë, Zoti ju bekoftë!” – ka shkruar Gena përbri videos që ka postuar në Instagram.