Surprizat e Elvana Gjatës…

Pas një pushimi relativisht të gjatë, Elvana Gjata u rikthye me hitin e saj “Njësoj”, por duket se surprizat e këngëtares nuk mbarojnë me kaq. Së shpejti pritet publikimi i një tjetër hiti, që do të mbajë titullin “Lejla”, ndërsa një ditë më parë ajo ka publikuar disa foto në studion e regjistrimin “Master House”.
Blitz.al, pasi ka kontaktuar me menaxherin e Elvanës, Andi Gramm, shkruan se këngëtarja po përgatitet për disa projekte të tjera të mëdha.
“Përkrah albumit të saj, Elvana është gjithashtu duke punuar në disa projekte të tjera të gjitha në anglisht. Ajo po punon në “Master House Studios në Miami”, SHBA”, – ka treguar Andi.
Ndërkohë, nga ana tjetër, BIA (e njohur për publikun shqiptar përmes këngës “Safari”, me J Balvin dhe Pharrell ëilliams) ka shpërndarë në Instagramin e saj një foto bashkë me bukuroshen shqiptare, ku shkruan: “Elvana Gjata është një vajzë kaq e bukur, si brenda edhe jashtë! Kaq e talentuar! Patëm një ditë të bekuar”.

Advertisement

https://www.instagram.com/p/BLSq-JlgMlN/?taken-by=bia