Koleksioni quhet ALBION TRINKITRY dhe është konceptuar me ndihmën e argjendarisë britanike Hannah Martin. Linja është prezantuar dje pasdite në Londër dhe përmban 15 produkte si gemelli, unaza, spila dhe zinxhirë për orë xhepi. Sipas komunikatës promovuese kjo linjë reflekton “stilin e personalizuar që Doherty ka kundrejt objekteve antike”. Martin, krijimet e së cilës janë cilësuar si “elegante, sexy dhe rock’n’roll” ka bashkëpunuar më parë dhe me Cartier, Givenchy dhe Tag Heuer.