Surpriza e së ëmës që përloti Turjan Hyskën (Foto)

Historia e fundit që u trajtua në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e moderatorit Turjan Hyska.

Turin e kemi parë gjithmonë në ekran si një personazh të fortë e tepër karizmatik, por asnjëherë ai nuk e kishte rrëfyer jetën e tij.

Advertisement

Kur kishte qenë adoleshent, babai i Turit kishte ndërruar jetë dhe atij i ishte dashur që të kujdesej për mamanë dhe vëllanë e tij më të vogël.

Për ta falenderuar Turin për çdo gjë që ai kishte bërë për familjen, mamaja e tij kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur”. Gjatë bisedës që u zhvillua midis Turit dhe Arbana Osmanit, Turi u shpreh se ishte hera e parë në televizion që ai nuk dinte se kush e kishte ftuar dhe se çfarë e priste.

Në momentin që u lexua letra që mamaja i kishte shkruar Turit, ai u përlot. Më pas Turi rrëfeu edhe një pjesë të jetës së tij private që nuk e kishte treguar kurrë më parë. Ai tha që: “Nuk kam dashur kurrë që jeta ime private të shfaqet në ekran, por dua të them që lufta për të jetuar mirë i bën ata që ndodhen sipër të jenë krenarë për ne. Depresioni dhe rënia nuk i shërben askujt, madje i lëndon më shumë ata që janë larguar. Për mua s’ka gjë më të shtrenjtë se familja”.

Përveç mamasë, Turin e surprizoi edhe vëllai i tij, Elio. Ai e falenderoi Turin që kishte shërbyer si model për të, që ndihmuar dhe i kishte qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe.