Surpriza e radhës në Katar, Japonia fiton me përmbysje ndaj Gjermanisë!

Gjermania nuk është mësuar me dështimet e Kupës së Botës dhe synon që “të harrohet” aventura e fundit në “Rusi 2018”, duke nisur që në ndeshjen hapëse të këtij edicioni përballë Japonisë. Gjermanët janë katër herë fitues të këtij kompeticioni dhe ia kanë dalë që në katër nga pesë turnetë e këtij shekulli të arrijnë minimalisht deri në gjysmëfinale, si asnjë kombëtare tjetër, ndërsa në vitin 2014 triumfuan në Brazil, ndaj Argjentinës, në finale.

Në “Rusi 2018” ishte hera e parë që nga viti 1950 që Gjermania nuk e kalonte grupin. Ndeshja me Japoninë është shumë e rëndësishme duke marrë në konsideratë faktin që më pas do të ketë sfidën me Spanjën dhe në fund me Kosta Rikën. Gjermania nuk do të ketë të disponueshëm Leroy Sane për shkak të një problemi në gju, ndërsa sytë do të jenë tek Musiala.

Advertisement

Japonia ka fituar vetëm 1 nga tetë ndeshjet e fundit të Kupës së Botës, por kjo nuk e pengon aspak që të tentojë surprizën ndaj katër herë kampionëve të botës. Edhe pse kanë marrë pjesë plot 7 herë në Botëror, aziatikët asnjëherë nuk kanë arritur që të kalojnë fazën e grupeve.

Grupi E

GJERMANI-JAPONI 1-2 (Gundogan (pen) 33′ / Doan 75′, Asano 83′)