Një periudhë e artë për balerinën Klaudia Pepa që pas pjesëmarrjes në spektaklin e talenteve “Amici di Maria De Filippi” nuk është ndalur një sekondë! Sukses pas suksesi, Klaudia ka prekur çdo cep të Botës me talentin e saj.
Gjatë verës shijuam fotografitë e udhëtimit të punës në Amerikë dhe më pas, me t’u kthyer në Europë, gjeti përsëri një mënyrë për të qënë në qendër të vëmendjes. Një set fotografik tepër sensual i realizuar me fotografin shqiptar Renuar Locaj, ku linjat e përsosura të balerinës shfaqeshin në gjithë shkëlqimin e tyre, ashtu siç e kishte bërë “nëna natyrë”.
Surpriza e radhës ishte Festivali i Filmit në Venezia ku parakaluan ndër të tjerash, emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore, nga George Clooney te aktorja Jennifer Lawrence.
Klaudia Pepa, që skenave të mëdha dhe prestigjoze, nuk i është frikësuar kurrë, parakaloi më një buzëqeshje natyrale në Tapetin e Kuq më në fokus të momentit.
E veshur më një fustan të shkurtër lejla, që nxirrte në pah këmbët e tonifikuara, Klaudia shkëlqente!
“Big Like” për ty!/ radionrg.al