Supermodelja Gisele Bündchen ka marrë propozimin më unik për martesë (Video)

Në intervistën me 73 pyetje nga Vogue, Gisele Bundchen u pyet se cila ishte gjëja më romantike që bashkëshorti Tom Brady kishte bërë për të.

Sigurisht, sipas Gisele ishte propozimi i tij për martesë.

Advertisement

“Ai krijoi një situatë të rreme sikur apartamenti im ishte përmbytur, kështu që shkova me vrap për atje. Kur mbërrita i gjithë apartamenti ishte mbuluar me qirinj dhe petale. Pastaj ashtu siç ishte ai u ul në gjunjë. I thashë menjëherë: Çohu! pasi s’kishte shumë që ishte bërë operacion. Çfarë po bën? Duhet të ulem në gjunjë më tha. Jo të lutem çohu, të lutem çohu i thashë!”

Top modelja dhe kampioni i futbollit janë njohur në një takim në errësirë organizuar nga dy miq (sikur të kishin pasur problem për të gjetur dike për të dalë). Një takim i arrirë, duke parë që nga ai çast nuk u ndanë më.

“E kuptova menjëherë që Tom ishte i duhuri. Arrija të lexoja në sy që ishte një burrë me integritet dhe që besonte në të njëjtat vlera” – është shprehur modelja vite më parë.