Çfarë ndodhi me të?
Adriana Lima sapo bëri një ndryshim rrënjësor në karrierën e saj. Modelja e Victoria’s Secret ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se nuk ka për t’i hequr më rrobat pa një kauzë të mirë.
“Kam marrë një telefonatë për të filmuar një video seksi dhe ta ndaj atë në rrjetet sociale”, shkruan ajo, duke përshkruar incidentin që e bëri të marrë këtë vendim. “Edhe pse kam bërë video të tilla më parë, diçka ndryshoi tek mua, në momentin kur një mike e imja më tregoi sa e pakënaqur ishte me trupin e saj, dhe më bëri të mendoj…që çdo ditë e jetës sime e kaloj duke pyetur veten se si dukem. A do më pranojnë në punë? Në atë moment kuptova që shumica e femrave me siguri zgjohen kështu, mundohen t’i afrohen një stereotipi që shoqëria/rrjetet scociale/moda etj, na kanë impostuar.”
Momenti i reflektimit pati një impakt të madh tek modelja, e cila duket se ka vendosur njëherë e mirë të bëjë një ndryshim në lidhje me punët që do pranojë.
“Mendova se kjo nuk është një mënyrë jetese e shëndetshme, si fizike apo dhe psikologjike, kështuqë vendosa të bëj një ndryshim”, shkroi ajo. “Nuk do zhvishem më për një kauzë boshe”.
Lima gjithashtu ka bërë “unfollow” faqen e Vicotria’s Secret në Intagram si dhe shumë prej modeleve të firmës së famshme të njohura si “ëngjëj”. Duket se bukuroshja braziliane i “preu” krahët e saj njëherë e mirë…