Naomi Campbell është një ndër bukuroshet ikonë të botës së modës.
Dhe normalisht, për të pasur një të ftuar si supermodelja, duhet planifikuar një shumë e majme parashë.
Ajo është drejtuar për në shtetin serb, ku do të xhironte një reklamë për një brend të pijeve dhe kjo i ka kushtuar organizatorit 250 mijë dollarë ndërsa nuk dihet nëse është xhiruar klipi pasi modelja ka qëndruar vetëm disa orë në Beograd. Madje Campbell, 47-vjeçarja ka programuar të shpërndaj autografe dhe te fotografohet me disa fansa, por ajo ia ka mbathur duke premtuar se do të kthehet brenda disa orëve.
Naomi ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale prej aeroplanit duke thënë se “po vrapoj diku, do të kthehem”.