Sunny Hill Festival: Familja e Dua Lipës krijojnë një Akademi Muzike për talentet e reja të Kosovës!

Përveç super muzikës që do e shoqërojë Prishtinën këyo tre ditë në Sunny Hill Festival, surpriza e vërtetë e familjes Lipa paska qenë diçka tjetër.

”Prive” shkruan se Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një konference të përbashkët me Dukagjin dhe Dua Lipën, ka bërë të ditur se “Sunny Hill Foundation” së bashku me Komunën e Prishtinës do të investojë 150 mijë euro për realizimin e projektit “ Sunny Hill Academy”.

Advertisement

“Sunny Hill lajmëron dhurimin e 150 mijë euro-ve në rregullimin e hapësirave ku do të ketë studio të ushtrimeve e studio regjistruese për talentët e reja të Kosovës. Prej se që e kemi marrë pallatin e Rinisë në Menaxhim do ta japim për shkollën e muzikës Prenk Jakova. Një pjesë do t’i jepet “Sunny Hill” foundation për Sunny Hill Academy” – është shprehur Dukagjin Lipa.

Ky po që ishte një super lajm!

/News31.al/