Këngëtari i grupit “Asgjë sikur dielli”, Alban Nimani është gjithashtu dhe pedagog pranë Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në përmjet një statusi në Facebook ai ka njoftuar se është sulmuar fizikisht ditën e sotme nga një pedagog në zyrën e tij. Albani është drejtues i Departamentit të Grafik Dizajnit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Por, me anë të statusit në Facebook Albani ka dhënë dorëheqjen publikisht nga ky institucion.
“Të dashur miq. Dua t’ju informoj se sot, në zyrën e prodekanit të Fakultetit te Arteve, jam sulmuar fizikisht nga një profesor me marrëdhënie të rregullt pune që quhet prof. asoc. Mehmet Behluli. Fal zotit qe jam megjithate person gjakftohtë.Ky është niveli më i ulët në të cilin mund të bjerë një institucion publik i edukimit, e aq më tepër një Fakultet i Arteve. Ky institucion ka rënë nën çdo nivel etik, prandaj kjo letër është dorëheqja ime e parevokueshme nga Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Arteve. Mendoj se Universiteti publik i Prishtinës “Hasan Prishtina” është pjesë shumë e rëndësishme e ekosistemit shtetëror të Kosovës dhe me dhimbje të madhe mendoj se këtë ekosistem e kemi c’k* ***y, prandaj shpresoj se profesorët do t’i harrojnë interesat personale dhe të mendojnë dhe punojnë për fëmijët dhe të ardhmen e këtij vendi.”, -shkruan këngëtari.