Orët e fundit janë duke bërë xhiron e web-it foto të ndryshme intime ku ylli i muzikës është gati nudo. Shkrepjet janë realizuar në villën e Christina-s në Los Angeles dhe ishin bërë për t’u shkëmbyer midis asaj dhe stilistit personal. Sipas një zëdhënësi të këngëtares fotografitë kanë përfunduar në sitin egotistic.com pasi një hacker ka hyrë ilegalisht në accountin personal të stilistit të Christina Aguilera-s. Këngëtarja shfaqet nëpër foto pa truk me vetëm me një t-shirt të veshur, pastaj me një fustan mbrëmjeje dhe tek një tjetër me një kostum të veshur në videon NOT MYSELF TONIGHT. Pirati virtual nuk është identifikuar ende.