Sulm nga fansat e John Lennon

Në Twitter është postuar një foto e yllit të popit teksa luan në pianon e John Lennon. Sean, djali i muzikantit të madh e ka lejuar Lady Gaga–n që të përdorë instrumentin e shtrenjtë, që John i kishte dhuruar gruas Yoko Ono. Siç edhe e shihni në foto, Gaga është pranë pianos e veshur me këmishë nate dhe çorape rrjete. Imazhi shkaktoi aq shumë polemika mes fansave, sa Sean u detyrua ta hiqte foton nga profili i tij. Admiruesit e John Lennon mendojnë se Lady Gaga nuk është e denjë ta prekë atë instrument muzikor. Paçka se e hoqi foton, Sean nuk nguroi të mbronte Lady Gaga nga sulmet e fansave të të atit.

Advertisement