Detajet e vogla bëjnë diferencën!  Një studim i publikuar në “The British Journal of Psychology” ka zbuluar se njerëzit më të sjellshëm dhe altruistë, bëjnë më shumë seks se të tjerët.

Dhe jo vetëm më shumë por, edhe seks më të mirë se të tjerët. Në studim janë përfshirë 192 femra beqare dhe 105 meshkuj beqarë, të cilët janë vëzhguar për nivelin e tyre të altruizmit dhe suksesin në jetën seksuale. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se kur vjen puna tek seksi, sa më i sjellshëm dhe altruist personi, aq më shumë sukses kishte në marrëdhëniet seksuale.

Advertisement

Ata janë shprehur se ky përfundim, lidhet ngushtë me kulturën e hershme të lashtësisë, ku personi që gjuante për ushqim dhe tregohej bujar kur kthehej pranë tribusë, shihej si një partner më i mirë.