Studentja që e ka të dashurin 40 vite më të madh, tregon se si njerëzit ia ngatërrojnë me babain.

Russell Edwards, 64 vjeç dhe Samantha Smith, 24 vjeç, u njohën online 3 vite më parë dhe që prej asaj dite jetojnë së bashku pavarësisht diferencës moshore lehtësisht të dallueshme.

Advertisement

Çifti pranon se nuk i shqetëson reagimi i të tjerëve kur i quajnë baba e bijë. Përveç familjes së Russell, e cila nuk e mbështet këtë marrëdhënie – kryesisht fëmijët e tij që janë në moshë më të madhe se vet Samantha – ata janë më të lumtur se kurrë.

“Nëse kapemi përdore në publik, menjëherë rrethohemi nga shikime. Kryesisht nga gra të moshës së mesme, të cilat nuk e kuptojnë dhe kujtojnë se është një shtrëngim duarsh midis babait dhe së bijës”, shprehet Vajza 24 vjeçare.

“Jeta jonë seksuale është shumë aktive dhe nuk është aspak problem në këtë marrëdhënie”. Samantha shprehet se përtej paragjykimeve lidhja e tyre do të vazhdojë, për sa kohë që të dy do të jenë të lumtur.