Stresi “shihet” në flokë!

Stresi ndaj të cilit jemi të ekspozuar reflektohet në gjatësinë e flokëve: sa më i madh stresi aq më të shkurtër flokët. Ky ka qenë rezultati i studimit të realizuar nga Universiteti i Erasmos në Rotterdam, pas vëzhgimit të 280 të moshuarve. Përmes sasisë së kortizolit (hormonit të stresit), i cili është i pranishëm në flokë, mund të kuptohet se sa stres ka përjetuar gjatë muajve të fundit ky person. Studiuesit kanë analizuar përqendrimin e kortizolit në tre centimetrat e flokëve afër lëkurës dhe kanë mundur të zbulojnë nivelin e stresit që personi ka kaluar tre muaj më parë. Por me sa duket stresi nuk është i vetmi element që zbulohet duke parë flokët. Edhe rreziqet kardiovaskulare mund të zbulohen prej aty ☺.

Me pak fjalë i bie të themi: më jep 3 cm flokë të të them sa i stresuar ke qenë ☺.

Advertisement