Sipas këtij të fundit ky spot ka imazhe të tepruara dhune. Keira interpreton një artiste e cila pas një dite të lodhshme xhirimesh mbërrin në shtëpinë e saj dhe i dashuri fillon t’a qëllojë pa mëshirë në stomak, e tërheq zvarrë nëpër dysheme ndërkohë që e ofendon pasi dyshon se partnerja ka lidhje të tjera me kolegë të punës. Kjo ka qenë ideja e drejtorit të spotit Joe Wright, për të denoncuar se sa e tmerrshme është bërë për shoqërinë dhuna ndaj femrave. Edhe pse ky spot përfundimisht nuk do të transmetohet në televizion, në internet ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm përsa i përket klikimeve.