Mbrëmjen që lamë pas ngriti siparin festivali i muzikës italiane “Sanremo”. Këngëtari i njohur italian Tiziano Ferro është ngjitur në skenë dhe ka perfomuar këngën e njohur të Mia Martinit, “Almeno tu nell’ universo”, e kënduar në Sanremo në vitin 1989.
Pas performancës Ferro është përlotur pasi për shkak të emocioneve dhe vështirësisë së këngës ai ka stonuar.
Në çastin kur është takuar në skenë me prezantuesin Amadeus ai ka shpërthyer në lot dhe duke harruar që kishte mikrofonin hapur ka thënë mes lotësh se “kishte shkatërruar gjithçka”.
Më pas ai u shpreh se kënga ishte ndër më të vështirat dhe e kompozuar për t’u kënduar vetëm nga këngëtare gra si dhe që ishte këngëtari i parë mashkull që e tentonte.
“E kisha ëndërr kështu që e provova të tjerat nuk kanë rëndësi,”-tha më i emocionuar se kurrë Ferro në skenë, ndërkohë që u shoqërua me shumë duartrokitje nga publiku i pranishëm në sallën Ariston.
/Opinion.al/