Mesa duket bashkëthemeluesit të firmës së famshme të modës Dolce&Gabbana, Stefono Gabbana, “i ka ardhur në majë të hundës” duke e cilësuar si “gay”.
“Nuk dua të më thërrasin “gay”, sepse jam thjesht një mashkull…pikë. Fjala “gay” është shpikur për ata që duan t’u vënë njerëzve etiketa dhe unë nuk dua që të identifikohem nga zgjedhjet e mia seksuale”,- ka thënë 55 vjeçari në një intervistë me Corriere della Sera.
Ai e lançoi markën e luksit në 1985 me partnerin e tij, Domenico Dolce, dhe pse u ndanë në 2004-ën, ata vazhdojnë të punojnë bashkë. Stilisti milanez tha se shoqërimet që i bëhen fjalës gay, shërbejnë shpesh si mbrojtje, por ai nuk do të mbrohet nga askush sepse nuk ka bërë asgjë të gabuar.
Ai e kuptoi se ishte homoseksual në moshën 18 vjeçare kur e dashura, të cilën e donte shumë, erdhi ta vizitonte një fundjavë në Milano.
“Por kur shkuam të kërcenim, unë po shikoja më shumë meshkujt se atë. Megjithatë m’u desh kohë dhe kurajo që të dilja hapur dhe ta pranoja publikisht”,- ka përfunduar ai.
Aktualish,t Gabbana është në një lidhje të re me një djalë për identitetin e të cilit nuk ka zbuluar gjë.