Ndërkohë që numri i të vetëquajturve “këngëtarë” rritet, artistët e vërtetë revoltohen.

Këtë herë ka qenë kantautori Elton Deda që ka shprehur revoltën e tij, ku për Tonin pavarësisht se këtyre personave i gënjen mendja se mund të këndojnë, meqënëse dhe shoqet i thonë “superstar”, nuk do të bëhen kurrë këngëtare.

Advertisement

Më pas çuditërisht statusi i tij  është fshirë. Vallë të jetë penduar rrokeri apo dikush është futur mik që ai ta fshinte? (lexoni statusin e tij më poshtë)

Në Facebook-un e tij, Elton Deda shkruan “Ore, problem është që nuk di të këndosh…ore po sado shoqe të kesh që ta fusin duke të thënë që “ti jesuperstar”, moj ti…po ti prapë këndon keq dhe do të vazhdosh të këndosh keq…dhe mbasi të rropatesh duke të rrejt mendja që ben përveç këngës edhe fotografen, do dalësh edhe nja dy herë duke u viktimizuar dhe pastaj do bësh llahtaren në kuzhinë mes tiganëve…oh kohë e humbur o hipsterat e dreqit. Oooo…”.