Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Premier League do të ketë një risi të rëndësishme. Bëhet fjalë për sponsorin te mëngët e fanellës, që do t’u japë mundësinë klubeve që të rrisin më tej të ardhurat e tyre.

Informacioni i parë mbi këto ndryshime lidhet drejtpërdrejt me fuqinë e Ligës së Futbollit Anglez: ashtu siç ndodh me numrat dhe emrat në fanellë (lloji i shkrimit dhe përmasat), edhe në këtë rast, Premier League konfirmon një Ligë të fortë, në gjendje të diktojë rregulla dhe t’u imponojë identitetin klubeve.

Advertisement

Faqja e specializuar SportsPro i ka bërë një analizë interesante sponsorëve të fanellës.
Së pari, ky studim thekson se nuk bëhet fjalë për një risi. Mjaft të mendosh Ligën spanjolle, ku kompania turke e elektroshtëpiakeve Beko shfaqet në mëngën e fanellave të klubit të Barcelonës.
Disa kërkime të pavarura kanë treguar se vlera mesatare e sponsorizimeve të fanellës është rreth 3 milionë paund për sezon ose rreth 20% e vlerës që aktualisht grumbullohet nga sponsorët e fanellës në tërësi.

Duhet të theksohet se klubet e Premier League kanë burime të ndryshme të ardhurash: Mjafton të theksosh që marrëveshjet variojnë nga 47 milionë paund që Manchester United merr nga Chevrolet deri në 1 milion që Middlesbrough merr nga sponsori i saj Ramsdens.

Më poshtë është tabela e sponsorëve aktivë të këtij viti që krijon një ide të diferencave mes klubeve të Premier League.

Sipas rregullave të Premier League, sponsori i ri do të aplikohet vetëm te mënga e majtë në një hapësirë maksimumi 100 centimetra katrorë.

Po ashtu, do të jetë e mundur t’i shesësh hapësirën një partneri ekzistues apo të aplikosh logon e Premier League në të dy mëngët.

Duhet përmendur se tek disa klube ekziston një klauzolë ekskluzive në marrëveshjet me sponsorët e tyre, e cila nuk lejon shfaqjen e markave apo sponsorëve të tjerë në fanellë.
Fanellat e sezonit të ardhshëm, ndërkohë, janë në proces prodhimi. Kështu nëse një markë do të dojë të shfaqet në fanellë, duhet të bartë edhe një pjesë të kostos së fanellës së sapo prodhuar.