Spanja në kaos, shkarkon trajnerin 1 ditë para Botërorit

Julen Lopetegui më nuk është trajner i kombëtares spanjolle.

Një ditë para se të fillojë Kampionati Botëror në Rusi, Federata e Futbollit të Spanjës ka shkarkuar trajnerin që nënshkroi ditën e djeshme me Real Madridin.

Advertisement

Vendimi i Julen Lopeteguit për të nënshkruar me Realin e Madridit dhe për më tepër për ta publikuar këtë para fillimit të Botërorit, i ka kushtuar shtrenjtë.

Kjo pasi Federata Spanjolle e Futbollit nuk e priti aspak mirë këtë sjellje të trajnerit të “La Roja-s”, duke e shkarkuar vetëm disa orë para startit zyrtar të “Rusi 2018”.

Në konferencën për shtyp të paradites së sotme, zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit shprehën zhgënjimin e tyre në lidhje me sjelljen e Lopeteguit, që vetëm pak ditë më parë kishte rinovuar kontratën e tij në stolin e Spanjës.