“Sound Relief” në ndihmë të viktimave

Në skenën e Sidney-t e kanë performuar të parët Coldplay me “Yellow”, duke i dhënë kështu start 10 orëve muzike rock me një përzgjedhje muzikore fantastike nga hitet më të mëdha tek albumi i fundit. Të pranishëm ishin edhe australianët “Wolfmother” që më pas shkuan edhe në skenën tjetër në Melbourne.  Në Melbourne Kings of Leon nuk e kanë performuar hitin e tyre “Sex on fire” dhe kanë komentuar: ”Nuk e kemi programuar këtë këngë. Sa keq sepse është një sukses i vërtetë këtu. Megjithatë duam që të respektojmë viktimat”. Midis artistëve te tjerë performues renditen edhe Kylie Minogue, Barry Gibb i Bee Gees, Jet, Olivia Newton-John, Gabriella Cilmi, Taylor Swift, Architecture In Helsinki, The Presets e shumë të tjerë. Në këto koncerte publiku i pranishëm ka shënuar 120 mijë dhe arkëtimet kanë qenë mijëra dollarë. Një sukses i vërtetë. 


Advertisement