Sot do festonte 44-vjetorin, Landi Hysa kujton Dr.Florin!

U bënë 9 vite nga ndarja nga jeta e Dr.Florit e dhimbja për familjen dhe miqtë është akoma e freskët.

Dhimbja shtohet akoma më shumë sot, në ditën kur Florian Kondi duhet të ishte duke festuar ditëlindjen e 44-të.

Advertisement

Në këtë ditë nuk kishte si të mos e kujtonin miqtë. Ka qenë Landi, ai i cili postoi në ‘Instagram’ një foto të Dr.Florit ku krahas fotos shkruan: “DrFlori i lindur Floran Kondi, 28 Shkurt 1979”.

Landi ka ndarë një foto të vjetër të tij, Dr.Florit dhe Armir Shahini, të cilës i ka bashkangjitur vargjet e këngës së tyre “Jeta shkon”.

#DrFlori i lindur Floran Kondi [🕊] 28 Shkurt 1979

…Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa

Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa

Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time

Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime

Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja

Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon.

Refreni

Dr. Flori

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton

E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon,

Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë

Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon.